Maqedonia e Veriut në shtetrrethim 42- orësh për festën e Fitër Bajramit

Maqedonia e Veriut në shtetrrethim 42- orësh për festën e Fitër Bajramit – Lajmet e fundit



Maqedonia e Veriut ka vendosur një orë policore e cila do të çojë në një shtetrrethim 42- orësh pa ndërprerje. Kjo ndodh për shkak të Festës së Fitër Bajramit dhe besimtarët myslimanë e festojnë rregullisht por qeveria për të evituar grumbullimet dhe tubimet në kuadër të masave për COVID-19 ka vendosur orën policore.

Ajo fillon nga ora 11:00 të së dielës dhe përfundon mëngjesin e së martës, ora 05:00. Turqia ka marrë gjithashtu masë ekstreme për shtetrrethim 4 ditor.