Maqedonia e Veriut nga tani nuk lejon hyrjen e kosovarëve pa testin për COVID-19

Maqedonia e Veriut nga tani nuk lejon hyrjen e kosovarëve pa testin për COVID-19 – Lajmet e fundit



Nga tani kosovarët nuk do të mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut pa testin për COVID-19.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot ka miratuar kërkesen e Komisionit për Sëmundje Infektive, e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë të cilët duan të hyjnë në këtë vend, të kenë PCR test me rezultat negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Testi nuk kërkohet për ata persona që Maqedoninë e Veriut e kanë si vend transit. /Zëri