“Marrëveshja e nënshkruar sot është zotim për zbatim të projekteve, vlen një miliard dollar”

“Marrëveshja e nënshkruar sot është zotim për zbatim të projekteve, vlen një miliard dollar” – Lajmet e fundit



Kur u pyet se për çfarë shume bëhet fjalë në marrëveshjen që u nënshkrua sot ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe emisarit Rirchard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, tha se ky është një zotim për zbatimin e projekteve ndërsa shtoi se kapë shumën një miliard dollar.

Lexo edhe: Grenelli thotë se kanë sjellë “një çek të madh” në Kosovë

“Marrëveshja që kemi nënshkruar sonte është përkushtim për të shpejtuar zbatimin e marrëveshjes që është bërë. Kemi punuar dhe kemi një tërësi një miliard dollarësh të rrugës, hekurudhës dhe gazit natyror. Ne kem shikuar edhe mundësinë e investimit në atë resortin e skijimit”, u shpreh Boehler. /Zëri