by lajme.org on March 5, 2021 PZAP-ja pranon 208 ankesa kundër rezultatit të zgjedhjeve – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Kushtetuesja, opsioni i fundit për ankesat e partive joserbe – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Për medium zviceran “Blick” flet Vjosa Osmani për ndërrimin e pushtetit, Koronën dhe konfliktin me Serbinë – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Paradoksi i mbetjeve ushqimore dhe urisë në botë/ Publikohet raporti i Kombeve të Bashkuara
by lajme.org on March 5, 2021 Bebe Rexha ndërpret lidhjen direkte pasi një burrë i ekspozon pjesët intime
by lajme.org on March 5, 2021 Xheri me dedikim prekës për Cekën: “Lamtumirë ikona e kuzhinës shqiptare”
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë “MARShojmë S’festojmë” këtë vit me përmasa më të mëdhain Kulturëon February 24, 2021 Suada Qorraj Tashmë janë bërë më shumë se pesë vite prej kur ‘MARShojmë S’festojmë’, çdo tetë mars, bëjnë thirrje për të drejtat e grave dhe vajzave, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare të Grave. Ndonëse në kohë pandemie, ‘MARShojmë S’festojmë’, këtë vit do të jehojë zërin e vet në të gjitha komunat e Kosovës, kurse marshin kryesor do ta ketë në sheshet e kryeqytetit, shkruan KultPlus. ‘MARShojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret’, është një nga thirrjet kryesore të marshit të sivjetmë. E një ndër arsyet më të mëdha që nxiti një thirrje të tillë ishte rritja e rasteve të dhunës dhe grave të vrara që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë kështu edhe shtëpinë një vend të pasigurtë. Por, thirrja e këtij marshi nuk kufizohet vetëm në dhunën e vitit të fundit, ngase revolta, pakënaqësia kundrejt sistemit familjar, e atij të drejtësisë ka filluar që në kohën kur gratë vriteshin veç pse ishin gra. Në një intervistë për KultPlus aktivistja e kolektivit të ‘MARShojmë S’festojmë’, Fjolla Muçaj ka thënë se pikërisht pandemia ishte ajo që zgjoi dhe një herë frikën dhe pasigurinë e grave në shtëpinë e tyre, prandaj dhe fokusi i këtij marshi do të jetë pikërisht mendësia e patriarkatit që vret. “Këtë vit do të jetë temë vetëm kundër patriarkatit, sepse që nga fillimi i pandemisë në Kosovës është rritur numri i vrasjeve. Dhe me rritjen e numrit të vrasjeve krijohet një situatë e atillë ku dhe shtëpia ngjallë një frikë dhe pasiguri për jetën. Pikërisht për këtë marshi do të zgjerohet edhe në komunat e tjera”, pohoi Muçaj. Tutje ajo ka shtuar se organizimi edhe në komunat e tjera është i rëndësishëm pikërisht për faktin që të shihet edhe nga njerëzit e tjerë, e të përjetohet edhe në vendet e tjera, njëlloj sikurse në kryeqytetin e vendit. Madje Muçaj thotë se kësaj nisme është e rëndësishme ti bashkohen të gjithë qytetarët, burra, gra e të rijnë në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se sa e rëndësishme është jeta e tjetrit. ‘Patriarkati vret’, ‘Poshtë patriarkati’, ‘Vrasja e grave është politike’, ’ Edhe sa jetë të humbura?’, janë vetëm disa nga thirrjet e shumta që do të marrin zë marsin e këtij viti, pikërisht me vendosjen e çarçafëve në ballkonet e shtëpive e zyreve tona. Krejt në fund aktivistja nga Deçani ndonëse në një komunë të vogël siç është edhe vendi prej nga ajo vjen, shpreson se një nismë e tillë, do të mirëpritet, e përkrahet nga njerëz të shumtë, edhe pse ende ekziston një mendësi e atillë kolektive ku lufta kundrejt patriarkatit, dhunës ndaj grave, por edhe të drejtave të barabarta duhet të heshtet. Marshi do mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në kryeqytetin e vendit me fillim ne orën 12:00. Ndërkaq po në të njëjtën orë thirrja ‘Patriarkati vret’, do te jetë e pranishme në tërë Kosovën./ KultPlus.com Lajme të ngjajshme: Iniciativa ‘Marshojmë s’festojmë’ këtë vit kujton vajzat dhe gratë e vrara Previous PostNext Post
on March 5, 2021 Paradoksi i mbetjeve ushqimore dhe urisë në botë/ Publikohet raporti i Kombeve të Bashkuara
on March 5, 2021 Drejtori i Kolegjit Universum i ftuar në takim me Drejtorin Ekzekutiv të platformes prestigjoze Coursera
on March 5, 2021 Ndihma e shpejtë nuk i shkon të infektuarës në gjendje të rëndë me COVID-19 në Prishtinë – Lajmet e fundit