by lajme.org on March 2, 2021 Shtohen infektimet, Mali i zi shtrëngon masat në disa qytete – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Protestë para komunës së Prishtinës, banorët e disa fshatrave kërkojnë transport publik – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt
by lajme.org on March 2, 2021 Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë
by lajme.org on March 2, 2021 Varianti brazilian zbulohet në Britani. Tre raste në Angli dhe tre në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit, i ulët
by lajme.org on March 2, 2021 Gara për drejtor të Teatrit me tre kandidatë, kryeson punonjësi i Ministrisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Masat e reja anti-covid, nis anulimi i fluturimeve Kosovëin Ekonomion January 22, 2021 Ka nisur anulimi i fluturimeve nga Kosova për në Itali. Një i tillë, i planifikuar sot për në Milano, është anuluar. Qeveria në Itali ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë. Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor. Vendosja e masave të reja anti-covid nga shteti i Italisë, ka bërë që të anulohen fluturimet nga disa vende. Sot është anuluar edhe fluturimi i paraparë nga Prishtina drejt Milanos. Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi. “Po fluturimi për në Milano për ditën e sotme është anuluar”. Qeveria italiane ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë. Në Itali është e ndaluar çdo lëvizje në distancë, përveç atyre për arsye pune. Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor. Gjatë ditës së djeshme Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti-covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021. Ambasada njofton se Dekreti parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim: “-Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes; – Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021. – Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Ambasada e Kosovës në Itali më tej ka njoftuar se lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021. Previous PostNext Post
on March 2, 2021 Merr formë bursa shqiptare. ALREG nis operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe AIPS
on March 1, 2021 Lumezi takon shefin e BE-së në Kosovë, bisedojnë për luftën kundër korrupsionit – Lajmet e fundit
on March 1, 2021 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja – Lajmet e fundit
on March 1, 2021 KMDLNJ: A po vjen Lajçaku me “thika mbi harta” në Kosovë apo si “ndërmjetësues”?! – Lajmet e fundit
on March 1, 2021 Jevtiqi flet për vaksinimin, thotë se “shteti serb dhe Vuçiqi kujdesen për qytetarët e tyre në Kosovë” – Lajmet e fundit
on February 28, 2021 Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta – Lajmet e fundit