MASHTI kërkon që të mërkurën të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë

MASHTI kërkon që të mërkurën të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë – Lajmet e fundit



Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë thirrje që të mërkurën të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.

Përmes një njoftimi për media nga MASHTI thuhet se vendimi për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës është marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e ka obligim që të sigurohet se çdo fëmijë i Republikës së Kosovës shkon në shkollë. Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë”, thuhet në njoftim./Zëri

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e ka obligim që të sigurohet se çdo fëmijë i Republikës së Kosovës shkon në shkollë.

Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve.

MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.

Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit.

Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person qoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.

Të gjithë duhet të jenë në shërbim të organizimit të mësimit dhe ofrimit të ndjenjës së sigurisë për secilin fëmijë dhe mësimdhënës.

Mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori e disa edhe më shumë është i domosdoshëm. Andaj, inkurajojmë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit.