Mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kanë mbërritur 8190 doza të vaksinës Pfizer gjatë mbrëmjes së sotme në vendin tonë.

Kjo do të bëjë që të vijojë procesi i vaksinimit masiv ndërsa deri tani janë kryer 345,934 vaksinime dhe do të vijojnë derisa të vaksinohet cdo qytetar.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend.

 Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, tha Manastirliu.