Mbi 150 mijë punëkërkues të regjistruar në Kosovë

Mbi 150 mijë punëkërkues të regjistruar në Kosovë – Lajmet e fundit



Në Kosovë aktualisht janë regjistruar më shumë se 150 mijë punëkërkues.

Prej tyre, rreth 56 mijë janë regjistruar për herë të parë pas shfaqjes së pandemisë.

Një pjesë e të papunëve do të mbështeten nga qeveria përmes paketës emergjente.

Megjithatë, sindikalistët e sektorit privat në Kosovë thonë se ky sektor është goditur më së rëndi, njofton Zëri i Amerikës.

Ata paralajmërojnë se sektori do të vuajë pasojat e ekonomike për një kohë të gjatë.