by lajme.org on August 17, 2022 Britania, e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 A është dita me 6 orë punë zgjidhja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?
by lajme.org on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit
by lajme.org on August 17, 2022 Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim, të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike në Shqipëri – Lajmet e funditin Lajmeon July 30, 2022 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore verore Velipojë, një prej qendrave me fluksin më të lartë të pushuesve në zonat turistike. Manastirliu tha se në qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin janë mbi 20 mijë pushues që kanë marrë shërbim, teksa foli për organizmin e shërbimit në territor me qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore. “Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Por janë edhe 18 njësi të autoambulancave të vendosura në qendrat shëndetësore verore, por edhe në zona të ndryshme të bregdetit, në mënyrë që referimi i rastit, transporti i rastit të kryhet në një kohë shumë të shpejtë, në të gjithë strukturat spitalore, të cilat gjithashtu janë në gatishmëri të plotë dhe që ofrojnë të gjithë terapitë e mjekimit me standarde bashkëkohore”, tha Manastirliu. Duke folur për rëndësinë e vaksinimit anticovid në këtë moment, Manastirliu tha: “Jemi të organizuar dhe do të vijojmë që të jemi në të njëjtin nivel gatishmërie dhe alerti edhe përsa i përket identifikimit, diagnostifikimit të rasteve me covid19, duke qenë se edhe këto qendra ofrojnë gjithashtu edhe testimin falas për identifikimin e shpejtë të covid por edhe vaksinimin anticovid”. “Janë 20 qendra shëndetësore verore, përpos gjithë rrjetit tonë të kujdesit parësor, të cilët kryejnë vaksinimin anti-covid. Një ndër elementët shumë të rëndësishëm përsa i përket rritjes së imunitetit edhe dozave të cilat janë duke u kryer qofshin ato doza të para apo të dyta apo edhe ato përforcuese të treta dhe të katërta që ne jemi duke apeluar qytetarët për të vijuar për të kryer, duke qenë se kemi një incidevlorncë të rasteve në rritje, por gjithashtu kemi dhe një rritje të numrit të shtrimeve në spital”. Janë 29 qendra verore 24-orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror, gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në veri funksionojnë tetë qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë katër qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri. Koordinimi i shërbimit mjekësor bëhet përmes numrit 127 nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. /klankosova Lajme të ngjajshme: Tri viktima dhe mbi 1000 raste me COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit “Së bashku drejt së ardhmes”, Bideni mesazh shqiptarëve në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA – Lajmet e fundit Era e fortë rrëzon vinçin mbi një veturë në Gjilan – Lajmet e fundit Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ish-ministri i Financave thotë se Qeveria po vepron si të jetë armike e qytetarëve – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Për statusin e viktimave të dhunës seksuale aplikuan 1.736 persona – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në SHBA, Biden nënshkruan ligjin për klimën dhe kujdesin shëndetësor
on August 17, 2022 Për Statusin e Viktimave të Dhunës Seksuale kanë aplikuar 1.736 persona – Lajmet e fundit