Mbi 5 mijë numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë

Mbi 5 mijë numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 3377 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar dy raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061. /Zëri