Mbi 76 mijë vaksina tjera pritet të vijnë në Kosovë deri në maj

Mbi 76 mijë vaksina tjera pritet të vijnë në Kosovë deri në maj – Lajmet e fundit



Kosova pritet që shumë shpejt të furnizohet me vaksina të tjera kundër COVID-19.

UNICEF ka paralajmëruar se deri në muajin maj, në Kosovë do të vijnë edhe 76800 vaksina shtesë si pjesë e koalicionit ndërkombëtar COVAX, transmeton Zeri.info.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX.

Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, ka bërë të ditur UNICEF.

Kosova ka pranuar të dielën e kaluar dozat e para prej 24 mijë vaksinave “AstraZenca”./Zëri