Mbyllet mbledhja, më 13 qershor PD-ja zgjedh kryetarin e ri

Mbyllet mbledhja, më 13 qershor PD-ja zgjedh kryetarin e ri – Lajmet e fundit



Pas mbledhjes së kryesisë së PD , e cila zgjati plot tre orë dhe rezultoi me caktimin e një date më të hershme të zgjedhjeve për kryetar në PD, nisi ajo e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit ishte paracaktuar në orën 19:00, por nisi vetëm pak pas orës 8 të mbrëmjes dhe përfundoi  në orën 22:27.

Këshilli Kombëtar në fund miratoi vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor.

Këshilli votoi pa asnjë votë kundër ngritjen e komisionit zgjedhor. Komisioni zgjedhor, sipas miratimit qe iu bë në kryesi, ka edhe një anëtar zëvendësues, Clirim Gjata./TCH