Mbyllet shkolla në Dragash, shkak COVID-19

Mbyllet shkolla në Dragash, shkak COVID-19 – Lajmet e fundit



Për shkak të dyshimeve për COVID-19, komuna e Dragashit ka vendosur ta ndërpresë mësimin në shkollëm e mesme të ulët “Ruzhdi Berisha”.

Përmes një njofitimi, komuna ka bërë të ditur se ndërprerja e mësimit do vazhdojë deri në marrjen e rezultateve nga IKSHPK-ja, transmeton Zeri.info.

“Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos që nesër të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet gjithashtu se dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtune ose në fund të vitit shkollor./Zëri