Me moton “Bashkë dhe Krenarë” organizohet Java e Krenarisë në Kosovë

Me moton “Bashkë dhe Krenarë” organizohet Java e Krenarisë në Kosovë

Me 1 Korrik 2021, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë, përcjellë KultPlus.

Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen në datat 28, 29 dhe 30 Qershor. Parada e Krenarisë do të mbahet me 1 Korrik me fillim nga ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke u përmbyllur me një festë.

Këtë vit, Java e Krenarisë sjellë në pah çështjen e Kodit Civil dhe martesave të seksit të njëjtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Bashkë dhe Krenarë.”

Përmes sloganit “Bashkë dhe Krenarë” bëjmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë Krenarë.

Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre.”

Përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, synohet fuqizimi i personave LGBTI për t’u perballur me diskriminimin e përditshmën në Kosovë.

Java e Krenarisë edhe këtë vit do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.

Gjithashtu, Parada e Krenarisë synon të fuqizoj personat LGBTI për tu përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD) dhe Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).

Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet ie lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera. / KultPlus.com