by lajme.org on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Me performancë unike dhe flamurin e Kosovës në duar, J Balvin dhuron spektakël në “Sunny Hill”in Kulturëon August 6, 2022 Festivali i përmasave ndërkombëtare ‘Sunny Hill Festival’ i cili mbahet në Prishtinë, mbrëmë jehoi në këngë të stileve të ndryshme nga artistë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shkruan KultPlus. Kryefjala e kësaj mbrëmje ishte këngëtari kolumbian, J Balvin i cili edhe e përmbylli natën e dytë të këtij festivali. Ndonëse performoi i fundit, me të ngjitur në skenë ai dhuroi një energji të re në publikun që kishin zënë vend në çdo cep të parkut Gërmia në Prishtinë. E për t’u shprehur mirënjohër për ftesën edhe pritjen këtu, J Balvin në mes të performancës së tij shfaqet në skenë me flamurin e Kosovës, veprim ky që u përcoll me duartrokitje e brohoritje në publik. “Faleminderit Dua Lipa për ftesën. Ne jemi këtu për ty. Jemi këtu për juve dhe kam shumë respekt për ju. Unë vij nga Kolumbia, nga një vend që dikur ishte në situatë të vështirë andaj edhe e kuptoj shumë mirë se çfarë ndjeni tani. Por, dikur a vonë, drita vjen gjithmonë dhe ju do të jeni më së miri. Jemi këtu me ju”, ka thënë J Balvin përgjatë koncertit në “Sunny Hill Festival”, duke u solidarizuar kështu me situatën në Kosovë. Me këngët si ‘Mi gente’, ‘In da Getto’, ‘Tranquila’, ‘Que mas pues’, ‘Tu me tienes loco’, ‘Rrelacion’ e shumë të tjera, J Balvin ndezi atmosferën duke ngritur publikun në këmbë, të cilët pa u lodhur vallëzuan e kënduan në sinkron me këngëtarin deri në orët e para të mëngjesit. Përveç J Balvin, në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ u ngjit edhe fituesi i dyfishtë festivalit të mirënjohur ‘Sanremo’, Alessandro Mahmood, i cili shpërndau muzikën e tij të veçantë për publikun. Ndonëse shumë prej tyre e dëgjonin për herë të parë, me performancat e tij madhështore si me zërin e tij ashtu edhe me paraqitjen skenike, Mahmood arriti të rrëmbejë zemrat e të gjithëve. Nata e dytë e ‘Sunny Hill’ mirëpriti edhe këngëtarë të tjerë si Dhurata Dora, Azet & Zuna, Getoar Selimi, Cozman, Onat, Emir Taha, La Fazani, ZWADA, Yon Idy, Edon. Ndërkaq sonte, në natën e tretë të ‘Sunny Hill Festival’ në skencë do të ngjiten artistët: Skepta, Aj Tracey, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri & Lumi B, Kamal, Lluni & Semi, Erno& Kreshnique, Nush, Dj Floë, Dj Banzz, Dj First, Fattizzle, Lekë dhe Liburn./KultPlus.com Lajme të ngjajshme: ‘Qytetarët Aktivë’ njoftojnë se është protokolluar kërkesa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës që “Sunny Hill” mos të mbahet në Gërmi Para mbërritjes në Kosovë, J Balvin vjen me video-mesazh për publikun e Sunny Hill Festival Ylli Dua Lipa, në Prishtinë për “Sunny Hill” dhe ëndrrat e mëdha Previous PostNext Post
on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
on August 12, 2022 Debati për shaminë, avokati Koci: Në Kosovë ata që mendojnë ndryshe nuk ndihen të sigurtë – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Diane Keaton thotë se ‘askush’ nuk donte që Al Pacino të merrte pjesë në ‘The Godfather’
on August 12, 2022 Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Cetinë të Malit të Zi – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Sulmuesi qëllon familjarët pas konfliktit familjar, 11 të vdekur në Cetinë të Malit të Zi