Mehaj: Kosova vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

Mehaj: Kosova vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23” – Lajmet e fundit



Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky ushtrim do të dëshmojë sërish përgatitjen dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj. /Zëri 

Image

Image