by lajme.org on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 A është dita me 6 orë punë zgjidhja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?
by lajme.org on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit
by lajme.org on August 17, 2022 Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim, të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Mehaj prindërve të ushtarëve të rinj: Faleminderit që edukuat e rritët vajza dhe djem fisnikë – Lajmet e funditin Lajmeon July 29, 2022 Ushtrisë së Kosovës sot i janë shtuar edhe 251 ushtarë të rinj, gjatë një ceremonie të betimit të mbajtur në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se për të është kënaqësi që brenda një viti, FSK-së i janë shtuar mbi 1000 ushtarë. Kjo rritje, sipas tij, do të vazhdojë pasi që pas 9 javësh, ai tha se do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallim konkursin e ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë. “Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do të punojmë fort dhe pa u ndalur”, theksoi Mehaj. Ndër të tjera, Mehaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithnjë krenaria jonë kombëtare, “është ajo që ëndrrën për liri na e bëri realitet, është ajo që jeton brenda nesh”. “Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak. Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”, u shpreh ministri i Mbrojtjes. Ai pati edhe disa fjalë për rekrutët e rinj, duke u thënë se do të përballen me vështirësi, me pengesa e me rreziqe, “jetët tona edhe mund të shuhen, por atdheu dhe populli ynë nuk do të shuhet kurrë”. “Rruga drejt suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-n, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për BESËN, jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha më tej Mehaj. Ministri i Mbrojtjes, FSK-së iu referua si “ushtri e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, e cila tha se është e aftë dhe e gatshme që, përkrah partnerëve, të jetë protagonist në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Në fund, ai iu drejtua prindërve të rekrutëve të rinj: “Të dashur prindër, sidomos ju të dashura nëna, faleminderit që edukuat e rritet vajza dhe djem fisnikë. Për sa kohë që kultivojmë gjenerata të tilla, vendi ynë do të frymojë lirshëm. Faleminderit, urime e shumë suksese”. /Zëri Lajme të ngjajshme: “Ndryshojmë rajonin me Ballkanin e Hapur”, Rama: Shqipëria, baza politike e SHBA-së, fiks ajo që Enver Hoxha luftoi 50 vjet të mos ndodhte – Lajmet e fundit Dy të vdekur dhe 1603 raste me COVID-19 – Lajmet e fundit Hoxhaj pas ratifikimit të Marrëveshjes me MCC-në: Vota jonë, për shtetin dhe qytetarët – Lajmet e fundit Kurti: Blinkeni na kërkoi të jemi konstruktiv dhe kreativ në dialog – të tillë do të jemi – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim, të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese
on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ish-ministri i Financave thotë se Qeveria po vepron si të jetë armike e qytetarëve – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Për statusin e viktimave të dhunës seksuale aplikuan 1.736 persona – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në SHBA, Biden nënshkruan ligjin për klimën dhe kujdesin shëndetësor