Merkel: Situata është serioze! - Kancelarja kërkon fuqi në parlament për forcimin e masave ndaj pandemisë

Merkel: Situata është serioze! – Kancelarja kërkon fuqi në parlament për forcimin e masave ndaj pandemisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje parlamentarëve që të miratojnë masa të reja që lejojnë qeverinë federale për të vendosur karantinë dhe shtetrrethime, në zona me infeksione të larta, duke thënë se shumica e gjermanëve favorizojnë masat më strikte. Merkel tha në parlament se vala e tretë e pandemsië e ka gjunjëzuar vendin, ndërkohë që ndërpritej nga politikanët e të djathtës ekstreme, që kundërshtonin karantinën.   Qeveria e saj kërkon që parlamenti të ndryshojë Aktin e Mbrojtjtes ndaj Infeksionit, duke i dhënë autoriteteve federale fuqi për të detyrar karantina, edhe nëse liderët rajonalë i kundërshtojnë, për të zbutur presionin tek spitalet.

“Fatkeqësisht, më duhet ta them prap sot; situata është shumë serioze dhe duhet ta marrim seriozisht. Vala e tretë e ka gjunjëzuar vendin. Doktorët dhe infermierët kërkojnë ndihmon tonë, prandaj duhet të veprojmë për të ndaluar dhe përmbysur këtë valë. Na duhet të krijojmë një mjet të ri të luftës së qeverisë federale dhe shteteve kundër pandemisë”, është shhprehur Merkel

Vendosja e shtetrrethimit dhe dhënia e fuqisë tek qeveria federale për të detyruar karantinën tek 16 shtetet gjermane,  ka tërhequr kritika edhe brenda bllokut konservator të Merkel, me sondazhet që tregojnë se do të pësojë rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet kombëtare të Shtatorit.  Ndryshe nga Britania dhe Franca, Gjermania ka nguruar të ndalojë në mënyrë drastike lëvizjen, në një vend tejet mbrojtës të të drejtave, për shkak të të shkuarës komuniste.  Kundërshtuesit e karantinës kanë zhvilluar protesta në vend, veçanërisht në Lindje të Gjermanisë, ku mbështetja për të djathtën extreme është e lartë.  Alternativa për Gjermaninë ka thënë se masat e karantinës kanë dështuar të ndalojnë pandeminë dhe kanë shkaktuar më shumë dëm tek ekonomia dhe shëndeti mendor i njerëzve.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.