Mësuesi sfidon neglizhencën e institucioneve, ngre Muze në Pustec

Mësuesi sfidon neglizhencën e institucioneve, ngre Muze në Pustec

Një mësues historie ka ngritur në mënyrë të pavarur Muzeun e vetëm Etnografik në bashkinë e Pustecit, duke arritur atë që për vite me radhë nuk e bëri pushteti lokale. Por veçse në nisje të projektit, ai thotë se mbetet ende i vetëm  në promovimin e historisë dhe potencialeve turistike të zonës ku banon komuniteti maqedonas në Shqipëri.

Atë që për vite me radhë nuk e bëri pushteti lokal e ka arritur një njeri.

Mësuesi i Historisë, Spase Tërpo, ka ngritur në shtëpinë e tij Muzeun e vetëm Etnografik në Bashkinë e Pustecit.

“Është i vetmi mini-muze në këtë zonë ku është ndërtuar nga ana ime para pesë vitesh.”

Thotë se me mundim ka arritur të krijojë një ambient që tregon një pjesë nga traditat popullore të komunitetit maqedonas në Shqipëri.

“Si jetonin të parët tanë në këtë periudhë, këto i kam vendosur në një vend ku të gjithë veglat e punës, enët, gatimi, ushqimi dhe fjetja bëheshin në të njëjtin vend.”

Mësuesi pasionant ka qenë i vetëm në këtë nismë.

Por edhe tashmë thonë se e ndjen indiferencën e institucioneve për promovimin, jo vetëm të Muzeut, por të gjithë zonës.

“Deri sot nuk kam pasur asnjë ndihmë.”

Pusteci është një bashki e vogël por me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, kryesisht atë historik e kulturor.

Por e gjithë zona vuan mungesën e investimeve, ku Bashkia i mban sytë nga qeveria, pasi vetë ka një buxhet të papërfillshëm.