by lajme.org on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Brinjët e shpisë pa tavan kërrusen përdite e ma fort, pa kenë të zojat me përballue shfrimet e imagjinatës teme të hallakatun’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision, Ju do të punoni për formimin e njeriutin Kulturëon August 6, 2022 Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre. Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit. Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut.Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun. • Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.• Mos jini kategorikë.• Gjithçka shikojeni me sy kritik.• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore…. / KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 ‘Brinjët e shpisë pa tavan kërrusen përdite e ma fort, pa kenë të zojat me përballue shfrimet e imagjinatës teme të hallakatun’
on August 8, 2022 Hoti: Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Abdixhiku: Kurti po përmendet në media ndërkombëtare për luftë e jo për investime – Lajmet e fundit