Facebook akuzohet për vjedhjen e emrit Meta

Meta ndërmerr veprime ligjore kundër grumbullimit të të dhënave

Meta ndërmori veprime ligjore ndaj dy kompanive të njohura të grumbullimit të të dhënave. ditën e Marte Meta paditi në gjykatë kompaninë Octopus dhe një individ me emrin Ekrem Ates.

Sipas Meta i pari është një filial Amerikan i një kompanie Kineze shumëkombëshe e cila ofron grumbullim të dhënash për individë dhe kompani.

Octopus shet softuerë ku njerëzit mund të realizojnë fushatat e tyre të grumbullimit të të dhënave. Sipas Meta ky program kompromenton llogaritë Facebook dhe Instagram të përdoruesve përpara se të fillojë marrjen e të dhënave prej tyre.

Më pas softueri merr numra telefoni, datëlindje dhe informacione personale të çdo mik Facebook dhe Instagram të llogarisë së kompromentuar.

Për rastin e Ekrem Ates, kompania thotë se ka përdorur llogari Instagrami të automatizuara për të grumbulluar informacione për më shumë se 350 mijë përdorues Instagrami dhe më pas i publikonte ato në një seri uebsajtesh të klonuara ku të tjerët mund të shikonin të dhënat e individëve pa dijeninë e tyre.

Që nga fillimi i 2021 Meta ka ndërmarrë hapa kundër Ates si dhe revokuar autorizimin për akses në shërbimet e tij. Është hera e parë që Meta përdor një veprim ligjor kundër grumbullimit të të dhënave. /PCWorld Albanian