Microsoft ngre alarmin pas sulmit të hakerëve Rusë

Microsoft mbyll një problem kritik sigurie në disa versione Windows

Microsoft lançoi ditën e sotme një përditësim sigurie duke adresuar 66 dobësi sigurie. Një prej tyre rregullon një problem kritik sigurie zero-ditore që po përdorej aktivisht nga hakerët në disa sulme kibernetike.

Problemi gjendej në ActiveX dhe mjaftonte një dokument Office i infektuar për të kompromentuar sistemin.

Pak ditë më parë Microsoft lëshoi një paralajmërim rreth problemit të sigurisë pasi u vi në dijeni nga ekspertë të fushës. Dokumenti i infektuar me tu hapur lançonte një faqe në Internet Explorer dhe përmes ActiveX shkarkonte një maluer në kompjuterin e viktimës.

Kur Microsoft lëshoi paralajmërimin nuk e kishte rregulluar ende por ju kërkoi përdoruesve që të mbanin të aktivizuar Microsoft Defender ose Microsoft Defender for Endpoint. Të dy program mund të identifikonin problemin dhe ta neutralizonin.

Të gjithë versionet Windows nga Server 2008, tek 7 dhe 10 prekeshin nga dobësia e sigurisë. /PCWorld Albanian