Microsoft vendos serverët nën ujë për të ulur kostot dhe rritur performancën

Microsoft vendos serverët nën ujë për të ulur kostot dhe rritur performancën

Microsoft ka filluar të vendosë serverët nën ujë për të përmirësuar performancën por edhe konsumin e energjisë. Kjo teknikë ka ekzistuar në industri prej disa vitesh por Microsoft është kompania e parë e cila po krijon ambiente për vendosjen e serverëve nën një substancë të lëngshme e cila ka pikë valimi më të ulët sesa uji.

Ky lëng arrin temperaturën kur bie në valë në 50 gradë celsius dhe kjo bëhet me qëllim që të kondensohet dhe më pak të rikthehet përsëri në enë. I gjithë procesin krijon një sistem ftohjeje të mbyllur që redukton kostot dhe konsumin e energjisë për të zhvendosur lëngun nëpër bojlerë të ndryshëm.

Esencialisht është një vaskë ku serverët futen në të dhe ajo që shikohet është valimin e lëngut sikur të ishte ujë në një enë. Në rastin e ujit valimi është në 100 gradë celsius ndërsa me këtë lëng në 50 gradë celsius.

Shumica e qendrave të të dhënave sot ftohen përmes ajrit të jashtëm dhe ulur temperaturën në 35 gradë celsius. /PCWorld Albanian