Luftimi i korrupsionit mbetet tabu – s’ka konfiskim të pasurisë, asnjë zyrtarë i lartë s’u dënua me burg

Miftaraj: Amerika një gabim e ka bë mbrëmë – Lajmet e fundit



Drejtori IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se Amerika e ka bërë një gabim mbrëmë.

Miftaraj ka thënë se SHBA-ja, përveç kërkesës për ta shtyrë zbatimin e reciprocitetit për një muaj, është dashur që të kërkohet edhe rritja e pagave për policinë, transmeton Zeri.info.

“Amerika një gabim e ka ba mbramë. Përveq kërkesës për me shty zbatimin e vendimit për një muaj ka qenë mirë me kërku nga qeveria e Kosovës që deri me 1 shtator me marr masa per me fillu proceduren e rritjes se pagave per police, si dhe fillimin e procedurave per sigurim shendetesor dhe sigurim jetesor”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, nuk është normale polici të niset, në front të luftës, pa pas asnjë siguri ose mbështetje shtetërore.

“Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyrës, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njejtit. Ne po e dojme policine tone vetem me fjale! Ne jemi krenar me policinë tone vetem kur nisen per veri”, shtoi ai. /Zëri