Mikrobiologu Raka shkon në Kamenicë pasi atje u infektuan 12 persona

Mikrobiologu Raka shkon në Kamenicë pasi atje u infektuan 12 persona – Lajmet e fundit



Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se sot është takuar me mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me hapat që do t’i ndërmarrë Komuna e Kamenicës në menaxhimin e kësaj situate.

Kastrati dhe Raka kanë apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Unë, z.Raka dhe gjithë stafi mjekësor e kemi një lutje për ju. Qëndroni në shtëpi, sepse vetëm kjo na ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar Kastrati.