Milani interesohet për Aurierin - Gazeta Online INSAJDERI

Milani interesohet për Aurierin – Gazeta Online INSAJDERI

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Serge Aurier, transmeton Insajderi.

Kështu është raportuar të martën nga sajti italian “Calciomercato”.

Aurier pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni dhe Milani është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij.

Ai shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli.

Krahas Milanit, interesim për Aurierin kanë shfaqur edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini. /Insajderi.com