Milani triumfon ndaj Interit - Gazeta Online INSAJDERI

Milani triumfon ndaj Interit – Gazeta Online INSAJDERI

Milani ka arritur të fitojë ndaj Interit në derbi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A, njofton Insajderi.

Rivalët e mëdhenj lokal kanë dhuruar një ndeshje të zjarrtë në Derby della Madonnina, por në fund ishte Milani që iu gëzua fitores së parë pas gati pesë vitesh në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë për nga krijimi i rasteve dhe menaxhimi i lojës, por Rossonerët shënuan dy gola, kundrejt një të Nerazzurrëve.

Zlatan Ibrahimovic shënoi në minutën e 12-të për 0-1 pas një topi të kthyer nga penalltia e pritur nga Samir Handanovic, ndërsa në minutën e 16-të suedezi shënoi për 0-2

Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 28-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia për 1-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim./Insajderi.com