by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Milanoviqi për Serbinë: A është normale të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia? – Lajmet e funditin Lajmeon August 5, 2022 Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në 27-vjetorin e çlirimit e rajonit kroat të Kninit nga serbët ka pyetur nëse është normale që sot të mos njihet ende pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia në agresionin që po bën në Ukrainë, duke aluduar në Serbinë. Milanoviqi në fjalimin e tij të premten ka thënë se është shumë e lehtë të jesh president ose kryeministër në Serbi, pasi sipas tij, aty mendojnë të gjithë njësoj. “Po Serbia? Në atë vend nuk është e vështirë të jesh president, aq më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend të gjithë mendojnë njësoj. A është normale të mos e njohim Kosovën, t’i japim mbështetje Rusisë? Ne kemi detyrimet tona, ushtrinë tonë, në të cilën duhet të investojmë. Ushtria jonë është anëtare e NATO-s, por detyra e saj është të mbrojë integritetin kroat. Mbrojtja e çdo centimetri të territorit, mbrojtja e popullatës dhe e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne i kemi këto tri gjëra dhe funksionojnë më mirë se në disa vende të tjera”, ka thënë ai, transmeton Jutarnji. Sipas tij, Kroacia ka pasur një rrugë të vështirë deri në çlirim të plotë dhe nuk ka marrë asgjë falas. “Por me një kosto të lartë, me interes të lartë. Ne jemi të vetëdijshëm se ky vend është e vetmja gjë që ka rëndësi për ne, se ne jemi të vetmit që kujdesemi vërtet për këtë vend dhe se të gjithë të tjerët janë vetëm një vëzhgues”, ka thënë Milanoviqi në përkujtimin e “Ditës së Fitores”. Kroacia shënoi të premten 27-vjetorin e dëbimit të forcave serbe nga rajoni i Kninit. Serbia vazhdon të vajtojë se gjatë këtij aksioni janë vrarë 2.000 serbë dhe se janë shpërngulur 250 mijë të tjerë. Një pjesë nga këta refugjatë, që kishin ndihmuar agresionin e Serbisë në Kroaci, ishin vendosur edhe në Kosovë. Nga ta pati të përfshirë në luftën e Serbisë kundër Kosovës në vitin 1998 – 1999. /EO Lajme të ngjajshme: Milanoviq për Serbinë: A është normale të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia – Lajmet e fundit Komuna e Prishtinës dhe KFOR-i Ukrainas në aksion për ndihmë qytetarëve të Ukrainës – Lajmet e fundit Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës – Lajmet e fundit Kurti serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Mustafa: Qeveria s’po u ofron zgjidhje qytetarëve që ta kalojnë dimrin e errët – Lajmet e fundit