Ministri Krasniqi në veri

Ministri Krasniqi në veri – Lajmet e fundit



Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal lbert Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB Erden Atiq kanë vizituar sot fshatrat: Lip, Boletin dhe Zhazhë në Komunën e Zveçanit.

Ministri bashkë me zyrtarët tjerë, ka bashkëbiseduar me qytetarët atje.Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, Ministri Krasniqi vizitoi zyrën lokale për komunitete, ambulanten dhe shkollën.

“Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MAPL-së. /Zëri