Ministria e Financave pranon pagesa në mënyrë fizike

Ministria e Financave pranon pagesa në mënyrë fizike

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor.

Megjithatë, ju bëjmë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit.

Po ashtu, kërkojmë mirëkuptimin që për shkak të mbingarkesës aktuale si dhe funksionimit jo me kapacitete të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), realizimi i kërkesave tuaja mund të marrë me tepër kohë se zakonisht.