Qeveria merr vendim për shfuqizimin e masave ndaj COVID-19, këto janë lehtësimet

Ministria e Shëndetësisë: Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm – Lajmet e fundit



Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka falenderuar ish-ministrin, Arben Vitia për punën në këtë ministri.

Në një falenderim publik në Facebook, stafi i MSH-së, ka thënë se gjatë kësaj kohe bashkë me ministrin Vitia, e kanë mbrojtur Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik, transmeton Zeri.info.

“Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik. Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës”, shkruan stafi i MSH-së.

”Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.

Në këmbë dhe solidarë. Faleminderit Ministër, Dr. Arben Vitia”, shkruan më tej në falenderimin e MSH-së./Zëri