Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi marrëveshje me ADA-në, për t’i ndihmuar bizneset kosovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi marrëveshje me ADA-në, për t’i ndihmuar bizneset kosovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar
marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) e cila do
t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të 
krijimit të  intervenimeve
lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin
vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe
Industrisë e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci dhe projekt menaxheri, Durim
Hoxha.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tha se është
jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës me Austrinë, dhe vlerësoi
lartë rolin e këtij shteti në mbështetje të bizneseve kosovare.

Ndërsa sekretari Rreci tha se e kanë mbështetjen
e ministrit Krasniqi për t’i quar proceset përpara dhe nismat që mbështesin
bizneset e Kosovës.

Ndërsa shefi i zyrës së Agjencionit Austriak
për Zhvillimit (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer, tha se Agjencia Austriake për
Zhvillim (ADA) përmes projektit ACCESS vazhdon përkrahjen për zhvillimin e
sektorit privat në Kosovë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të ndërmarrjeve
private dhe luftimit të varfërisë.  Sipas
Zimmer, ky projekt do t’i ketë impakt në zhvillimin rural, arsimin e lartë,
stimulimin e investimeve të huaja dhe fuqizimin e sektorit privat.

Projekti do të 
rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit
në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuon në
fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e
të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të
fuqishme rajonale dhe ndërkufitare.

Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë
euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e
Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.

Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në
mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe
të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të
e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje
tregu dhe Konsulentët e bizneseve të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të
cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.