Ministrja Margariti në ’60 minuta‘: Rindërtimi i godinës së TK do bëhet me elementë të atij të vjetrit, por jo komplet njësoj – Çështja e pensioneve të artistëve: brenda qershorit mbyllet diskutimi për kategorizimin e tyre”

Ministrja Margariti në ’60 minuta‘: Rindërtimi i godinës së TK do bëhet me elementë të atij të vjetrit, por jo komplet njësoj – Çështja e pensioneve të artistëve: brenda qershorit mbyllet diskutimi për kategorizimin e tyre”

Në emisionin ’60 minuta’ në RTV SCAN, e ftuar për të folur për gjendjen e artit dhe kulturës në Shqipëri, para dhe pas trazirave për Teatrin e Ri Kombëtar, ishte Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti.

Ndër të tjera, e pyetur mbi pensionet e artistëve, Znj. Margariti është shprehur se po zhvillohen përpjekje për krijimin e diskutimeve për kategorizimit e përfitimit të pensioneve. “Propozimi i tanishëm është më i qenësishëm dhe i ka hapur rrugën një dialogu më konstruktiv”, është shprehur ministrja. Propozimi ka të bëjë kryesisht me moshën e daljes në pension, dhe shpresa është që brenda qershorit të dalin frytet e para të dialogut.

Sa i përket rindërtimit të godinës së shembur të Teatrit Kombëtar, Ministrja Margariti është shprehur se në rrafshin praktik është e pamundur që të ndërtohet projekti i vjetër në një terren të ri, por e mundur është marrja e elementëve më origjinal të godinës së vjetër dhe integrimi i tyre në një hapësirë tjetër në kryeqytet, që kryesisht i shërben fëmijëve dhe edukimit të brezave të rinj.

Më poshtë Znj. Margariti ka shtuar se në hapësirat ku po kryhet rindërtimi për tërmetin, janë parashikuar hapësira specifike për fëmijët.

 

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.