Ministrja në Finland - “Ballkani vatër e pandemisë”

Ministrja në Finland – “Ballkani vatër e pandemisë” – Lajmet e fundit


Foto: Reuters


Të frikësuar nga fluturimet që vijnë nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupit, Finlanda do të bëjë të detyrueshëm testet e COVID-19 për ta.

Kështu Finlanda do ti bëjë të detyrueshëm testet për koronavirus e edhe karantinën për udhëtarët nga disa vende me rrezik të lartë. Kjo pasi 24 nga 157 pasagjerë që kishin shkuar nga Shkupi në Finlandë kanë dalur pozitivë me COVID-19.

Testimi vullnetar u organizua në aeroportin “Turku” në Finlandë të shtunën për të gjithë pasagjerët që mbërrinin në një fluturim nga Shkupi pasi autoritetet kishin gjurmuar fluturimet nga Maqedonia e Veriut dhe Bukureshti në Rumani si dy burime kryesore të infeksioneve të reja koronavirus të fundit në Finlandë. Kështu ka thënë ministri i Çështjeve të Familjes dhe Shërbimet Sociale, Krista Kiuru, shkruan “Reuters”, transmeton “Zëri”.

“Ballkani vatër e pandemisë”, ka deklaruar Kiuru për media, duke iu referuar rritjes së të infeksioneve në Finlandë, por që vijnë nga ky rajon.

Karantina e detyrueshme dy javore dhe një test i mundshëm për koronavirus pas mbërritjes në Finlandë do të zbatohet për këdo që arrin nga një vend me më shumë se 8 deri në 10 raste të reja COVID-19 për 100,000 banorë gjatë periudhës më të fundit 14-ditore, thanë autoritetet.

Aktualisht, rregulli vlen për shumicën e vendeve, duke përjashtuar 25 vende të tilla si Italia, Japonia, Greqia dhe Norvegjia ku infeksionet mbeten të ulëta.

Javën e kaluar, vetë infeksionet e Finlandës ishin 2.3 për 100,000 banorë gjatë 7 ditëve, me gjithsej 7.601 raste dhe 333 vdekje të konfirmuara deri të hënën. Kiuru ka thënë që linjave ajrore do t’iu kërkohet që të informojnë udhëtarët e tyre nëse ata mund të jenë subjekt i një testi të detyrueshëm koronavirus pas mbërritjes në Finlandë.

“Mosrespektimi i karantinës dy javore do të sanksionohej deri në tre muaj burg ose me gjobë”, shtoi aj deri sa porositi se rregullat e reja do të zbatohen sa më shpejt që është e mundur, por pas disa miratimeve zyrtare. /Zëri