Miratohet raporti i punës së Trustit, rreth 200 milionë euro do të tërhiqen nëse miratohet Projektligji

Miratohet raporti i punës së Trustit, rreth 200 milionë euro do të tërhiqen nëse miratohet Projektligji

Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019.

Me të gjithë
votat për është miratuar raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të
Kosovës për vitin 2019.

Ruzhdi Morina
kryesues i Bordit të Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë prezantimit të
raportit në komisionin për Buxhet dhe Transfere ka thënë se në vitin 2019 për
herë të parë 25% të investimeve ishin të orientuara në Kosovë.

Tutje ai shton se
me tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale pritet që rreth 200 milionë euro të
tërhiqen nga fondi.

“Fondi vitin
2019 kishte filluar me një ekspozim të lartë të rrezikut. Gjatë gjithë vitit
ishim të kujdesur për shkak se tregjet financiare ishin më presion në marrëdhëniet
ndërkombëtare SHBA-Kinë, por në fakt përformuam mirë. Kishim rritje të ulët për
investimet jashtë vendet për rreth 130 milionë euro. Në vitin 2019 për herë të
parë kishim ndryshim ku 25% të investimeve ishin të orientuara në Kosovë. Ne
kemi vazhduar ti përmbushim të gjitha detyrat. Numri i shërbimeve është duke
rritur dhe kemi 190 mijë kontribues online. Gjatë vitit janë shpërndarë gjithsej
53 milionë euro”, ka shtuar Morina.

Morina ka thënë
se nuk kanë qenë të ithtarë të kësaj ideje qeveritare pasi që ka pasur mundësi
të tjera.

“Ne nuk kemi
qenë të përfshirë në idenë fillestare të tërheqjes së 10% se a duhet a jo,
vlera e 10% dihet në bazë të shifrave dhe vlerat qojnë rreth 200 milionëshit.
Investim i letrave me vlerë është një prej strategjive tona. Ne jemi të përfshirë
në fazën e implementimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike, theksoi Morina.

Deputetja e VV-së
Mimoza Kusari-Lila ka pyetur se sa mund të jetë vlera që mund të tërhiqet nga
kontributdhënësit prej 10%.

“Sa është vlera
totale e parashikuar në rast se vlerësohet se kalon ligji për rimëkëmbje
ekonomike dhe vlera që mund të tërhiqet nga kontributdhënësit nga 10%”

Ndërsa Drejtori i
Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, (Trus) Ardian Zalli ka thënë se 160
milionë euro janë të pa investuara dhe kurdo që kalon ligji ato mund të shpërndahen
të kontribut dhënësit që janë të interesuar.

“Ne kemi
pasur ngrirje të investimeve  në Kosovë. Sa
i përket shumës që lidhet me 10%, ne duke marr parasysh se ligji mund  të kalojë çdo moment ne e kemi një pjesë prej
160 milionë të pa investuara. Nëse kalon ligji shuma duhet të paguhet menjëherë
sepse do të kemi një fluks të madh të kontributdhënësve që do të kërkojnë
10%”

Deputeti i PDK-së,
Bedri Hamza ka thënë se është mirë që nuk ka vazhduar trendi negativ sikur  që ishte në vitin 2018.

“Është mirë
që viti 2019 ka qenë vit pozitiv dhe nuk vazhdoj trendi negativ. Unë kam nevojë
për sqarim se ky ndryshim i raportit a është si rezultat i ecurive më të rrezikshme
në tregjet e jashtme apo si rezultat i ndonjë politike të Fondit të Kursimeve
Pensional ku raporti ndryshon mes investimeve jashtë dhe brenda.

Ndërsa kryesuesi
i komisionit Hekuran Murati ka bërë thirrje koalicionit qeverisës ta kalojnë
ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe jo ta fajësojnë opozitën. Madje ai ka thënë
se ka pasur vullnet për rrëzimin e qeverisë dhe formimin, por nuk kanë vullnet
për kalimin e ligjit.

Për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka pasur dy tentime për votim por në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet, pas po kundërshtohet nga partitë opozitare.