Miratohet rezoluta për Projektligjin për zyrtarët publikë

Miratohet rezoluta për Projektligjin për zyrtarët publikë – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën, ku Qeverisë së Kosovës i kërkohet që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë deri më 15 tetor.

Pas interpelancës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Adminsitratës Publike, Xhelal Sveçla, deputetët me 72 vota pro miratuan rezolutën e propozuar nga AAK-ja.