Miratohet vendimi, Lezha përfiton 136 mln lekë fonde për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti të shkallës DS1-DS5

Miratohet vendimi, Lezha përfiton 136 mln lekë fonde për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti të shkallës DS1-DS5

Për pallatet apo edhe shtëpitë individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Lezhë qeveria do të shpërndajë 73 milionë lekë fonde për rikonstruksione apo riparime të banesave. Përfitues nga programi i granteve të rikonstruksionet do të jenë 207 familje të qytetit të Lezhës.

Komisioni Shtetëror i Rindërtimit miratoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Lezhës për financimin e rikonstruksionit të objekteve të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS1-DS3, që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime.

Sipas vendimit për 43 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS1 do të lëvrohet fondi me vlerë 4,3 milionë lekë; për 53 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS2 vlera e fondit do të jetë 13,2 milionë lekë; për 111 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS3 vlera e fondit do të jetë 55,5 milionë lekë.

Në vendim përcaktohet se për qytetin e Lezhës do të lëvrohet edhe fondi me vlerë 63 milionë lekë për ndërhyrjet në strukturë për pallatet me dëmtime sipas shkallës DS4 dhe DS5.

Vendimi

Në mbështetje të Aktit Normativ nr.9,datë16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, të Vendimit nr.878, datë24.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, organizimin e veprimtarive dhe rregullat e funksionimit të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit”, Komisioni Shtetëror i Rindërtimit vendosi:

1.Të miratojë kërkesën për financim të Bashkisë Lezhë, për Programin e Granteve të Rindërtimin “Grante Rikonstruksioni”, për listën e objekteve, banesave individuale dhe njësi banimi në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS1-DS3 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, sipas Akt Konstatimeve, miratuar përkatësisht me Vendimet e Këshillit të Bashkisë Lezhë nr. 76 datë 09.06.2020 dhe nr.104 datë 10.07.2020 dhe përcjellë pranë Komisionit Shtetëror për Rindërtim, me shkresën nr. 11118 prot, datë 14.07.2020, në masën prej 73,050,000 detajuar si më poshtë: për 43 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS1 vlera e fondit do të jetë 4,3 milionë lekë; për 53 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS2 vlera e fondit do të jetë 13,2 milionë lekë; për 111 përfitues të klasifikuar me shkallë dëmtimi DS3 vlera e fondit do të jetë 55,5 milionë lekë.

2.T’i propozojë Këshillit të Ministrave përdorimin e Fondit të Rindërtimit nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore, Bashkia Lezhë, në masën prej 73,050,000 lekë, sipas pikës 1 të këtij vendimi.

3.Të miratojë kërkesën për financimin të Bashkisë Lezhë, për financimin e hartimit të projekteve të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse për ndërhyrjet strukturale të nevojshme për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe DS5, konform kushteve teknike dhe përshtatjen sipas standardeve, sipas rekomandimeve të ekspertizave të thelluara të bëra nga Instituti i Ndërtimit, në masën 63,483,700 lekë pa TVSH, të përcjellë pranë Komisionit Shtetëror për Rindërtim, me kërkesën nr. 11278 prot, datë 15.07.2020.

4.T’i propozojë Këshillit të Ministrave përdorimin e fondit të rindërtimit nga Bashkia Lezhë në masën 63,483,700 lek pa TVSH, për financimin e hartimit të projekteve të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse për ndërhyrjet strukturale të nevojshme për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe DS5, konform kushteve teknike dhe përshtatjen sipas standardeve, sipas rekomandimeve të ekspertizave të thelluara të bëra nga Instituti i Ndërtimit.

5.Të miratojë rindërtimin në të njëjtin truall, të njësive individuale të banimit, të vlerësuara “për shembje”, sipas kërkesës të Bashkisë Durrës, me nr. prot 9197, datë 15.07.2020, për rindërtimin e 214 shtëpive individuale në njësinë Administrative Manëz në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës Nr 67, datë 14.7.2020, sipas listës bashkëlidhur të VKB, sipas akt-ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit. Rindërtimi në të njëjtin truall, të njësive individuale të banimit, do të bëhet sipas projekteve model të hartuara nga Enti Kombëtar i Banesave.

6.Të miratojë rindërtimin në të njëjtin truall, të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të vlerësuara “për shembje”, sipas akt ekspertizës së thelluar, miratuar me Vendimin e Këshillit të Bashkisë Durrës nr.65, datë 07.07.2020, dhe përcjellë pranë Komisionit Shtetëror për Rindërtim me kërkesën me nr. Prot. 9195, datë 15.07.2020, sipas listës së më poshtme: i. Objekt ekzistues pallat (6 kat) i ndodhur në rrugën “Milosao” nr.1, Lagjia nr.9/2, Rajoni nr.2, zona kadastrale 8512, nr. pas 16/105 Durrës, rindërtimin në truallin ekzistues.

7.Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, së bashku me Bashkinë Durrës, pas miratimit të këtij vendimi, të fillojnë nga puna për hartimin e PDyV-ve për zonat e dëmtuara pikësore, ku njësitë individuale të banimit dhe njësitë e banimit në ndërtesa (pallat) janë vlerësuar për “shembje” nga Instituti i Ndërtimit dhe janë miratuar nga Këshilli Bashkiak, sipas pikës 5dhe 6 të këtij Vendimi.

8.Miratimin e donacionit në masën deri 9,000,000 euro të Fondacionit “FIRDEUS”, sipas shkresës me nr.prot extra, datë14.07.2020, protokolluar pranë Komisionit Shtetëror për Rindërtim, me nr.77 prot në datë 15.07.2020, në funksion të procesit të rindërtimit në territoret e zonave të prekura në bashkitë: Tiranë, Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë, por kryesisht në Njësinë Administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Ky donacion do të mbikëqyret nga njësitë zbatuese të caktuara nga Këshilli i Ministrave , Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Tiranë , sipas nevojave të këtyre zonave, në zbatim të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar dhe legjislacionitnëfuqi.9.T’i propozoj Këshillit të Ministrave miratimin e donacionit , në zbatim të Ligjit nr.97/2019, “Për miratimin e aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

10.Ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtim, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bashkitë Tiranë, Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.