Mjaft e shpërndatë këtë video të vitit 2015 për virusin! Virologu: Nuk ka lidhje me COVID-19

Mjaft e shpërndatë këtë video të vitit 2015 për virusin! Virologu: Nuk ka lidhje me COVID-19

Një video e një emisioni të RAI 3 e vitit 2015 e emisionit Leonardo ka nisur të qarkullojë që prej ditës së djeshme në rrjetet sociale. emisioni në fjalë trajtonte temën e një virusi të krijuar në laborator që mund të ketë qenë origina e pandemisë aktuale.

Roberto Burioni, profesor i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Universitetin  San Raffaele të Milanos shpjegon se virusi aktual nuk është i njëjti me atë që analizohet në videon e emisionit të vitit 2015.

Kushdo që njeh sadopak virologjinë e ka të qartë që puna shkencore e vitit 2015 të cilës iu referohet edhe video, dhe që bën një punë të mrekullueshme, të publikyar në revistën shkencore NATURE, nuk ka asnjë lidhje me virusin që shpërtheu në fund të vitit 2019.

Ajo që kanë bërë kërkuesit në 2015 ka qenë ajo e marrjes së virusit të miut duke i vendosur brenda një pjesë nga koronavirusi i lakuriqit (baza ka qenë ajo e miut) për të dëshmuar rrezikshmërinë e këtyre viruseve dhe për të treguar rrezikshmërinë e virusit dhe për të tentuar për të kuptuar mekanizmat përmes të cilave ata mund të kalojnë nga kafshët te njeriu dhe mbi të gjitha për të studiuar mundësinë e krijimit të vaksinave efikase të vlefshme për të gjitha koronaviruset.

Duke njohur sekudencën e një virusi, dhe ne e njohin sekuencën e Sars-Cov-2 është e mundur që të përcaktojmë saktësisht se nga se vjen  ky virus dhe e dijmë që ka ardhur nga lakuriqi i natës dhe jo nga miu, sikurse ishte në atë laborator që shfaqet në video dhe me kalimin e kohës do të kemi në dispozicion edhe më shumë sekuenca dhe mund të përcaktojmë edhe kohën se kur virusi ka kaluar te njeriu dhe kur ka ardhur në Itali.

Ky lloj studimi quhet “ Molecular Clock Analisys” dhe është ai që ne të kaluarën na ka bërë të kuptojmë me siguri edhe se kur virusi HIV ka kaluar nga majmuni te njeriu në fillimet e ‘900, që është përhapur lokalisht në Afrikë për të kaluar më pas në Haiti dhe nga aty në mbarë botën.

Kështu që mund të themi me siguri se virusi që po qarkullon është i gjithi natyror dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që është krijuar në laborator me koronavirusin e miut në 2015” shpjegon virologu i njohur italian.

Rreziku i lajmeve të rreme

Në këto moment, shton Burioni, nuk kemi akoma një terapi apo vaksinë kundër këtij virusi që është shumë ngjitës dhe që jep një sindromë, pasojat e të cilës janë në sytë e të gjithëve tashmë.

Keqinformimi ka bërë dëme të tmerrshme sepse në këto momente gjëja e vetme në të cilën mund të mbështetemi, veç përkushtimit të personelit mjekësor, është sjellja e qytetarëve, që duhet të jetë të përgjegjëshëm, jo vetëm në aspektin e higjienës, dhe kjo mund të bëhet edhe përmes informikmit serioz dhe korrekt, në të shkuarën ka pasur persona që kanë thënë që ky infeksion ishte kot dhe pa pasoja dhe që do të kalonte për pak javë.

Pohime si këto kanë bërë që persona, dhe disa politikanë, të nënvlerësojnë problemin. Të gjithë kanë shkuar për të bërë ski kur shkolla ishin të mbyllura dhe rezultati i atyre sjelljeve ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme në këtë situatë dramatike dhe në mijëra të vdekur.

Ndër të tjera e dijmë se njerëzit besojnë në atë që dëshirojnë dhe ndokush ka thënë atë që dëshironte të dëgjonte.

Por ishte një gënjeshtër e rrezikshme. Secili prej nesh është i detyruar sot më shumë se kurrë që të jetë i përgjegjshëm për atë që shpërndan në rrjetet sociale. duke e nisur nga kmjekët sigurisht, por edhe nga qytetarët e thjeshtë.

Të gjithë duhet të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e një informacioni që qarkullon për shembull në Whastapp dhe të pyesin vetën me dyshim nëse është nevoja që ta shpërndajnë atë apo jo. Lajmet e rreme janë si virusi, sa më shumë qarkullojnë aq më shumë dëme bëjnë.

Kur kemi dyshime për saktësinë e tyre, është më mirë që t’i frenojmë dhe të mos i shpërndajmë. Një  gazetar që shpërndan një nformacion të dyshimtë pa e verifikuar më parë ka një përgjegjësi enorme” shprehet më tej Burioni për “Corriere”.

Kohët e fundit qarkullojnë shumë teori konspirative lidhur me prejardhjen e virusit, por tashmë është faktuar edhe shkencërisht se ai nuk është krijuar nga dora e njeriut. Po ashtu, qarkullojnë profeci të ndryshme që gjithashtu as mund të konsiderohen me baza.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as pastime të ndryshme për kura çudibërëse, që kanë shkaktuar tashmë dëme për faktin se njerëzit kanë filluar t’i provojnë pa u konsultuar me mjekun e duke rrezikuar dhe jetën e tyre, në kushtet kur zyrtarisht nuk ka ende një vaksinë apo një ilaç që e parandalon apo shëron këtë koronavirus.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.