Modelja nga Meksika rrëmben kurorën e "Miss Universe" për vitin 2021

Modelja nga Meksika rrëmben kurorën e “Miss Universe” për vitin 2021

Ka përfunduar finalja e spektaklit të bukurisë ‘’Miss Universe’’ për vitin 2021. Kurorën e më të bukurës së universit e ka rrëmbyer modelja nga Meksika, Andrea Meza.

Në konkursin e mbajtur në Hollywood, Florida, Andrea ka mundur 73 vajza të tjera që vinin nga e tërë bota duke lënë pas ‘’Miss Brazili’’, Julia Gama dhe ‘’Miss Peru’’ Janick Maceta Del Castillo, të cilat u renditën në vendin e dytë.

Bukuroshja Andrea është edhe make-up artiste, ndërsa ka edhe një diplomë në fushën e inxhinierisë së softuerit.

Modelja gjithashtu është një aktiviste që punon me Institutin Komunal për Gratë, i cili ka për synim t’i japë fund dhunës me bazë gjinore.

Meza po ashtu shërben dhe si ambasadore zyrtare e Markës së Turizmit për qytetin e saj të lindjes, Chihuahua. /Insajderi.com