Molliqaj: Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua

Molliqaj: Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua – Lajmet e fundit



Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas pezullimit të vendimit për tiketa ngjitëse në automjete.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se sot është konfirmuar që të gjithë ata të cilët e kundërshtuan këtë marrëveshje kishin të drejtë.

“U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje kishim të drejtë. U konfirmua që dhuna e përdorur ndaj nesh nuk ishte e rastësishme, por e qëllimshme, sepse pushtetit të Kurtit i dhemb shumë kur e sulmon aty ku duhet, kur ia zbulon zhvatjen e buxhetit”, ka shkruar ai.

Molliqaj tha se “u konfirmua që kur ke të drejtë, pavarësisht a je ‘i vogël’ a ‘i madh’, në fund triumfon”.

Sipas tij, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje duhet të dorëhiqen menjëherë.

“Nënshkruesi i kësaj marrëveshjejeje zhvatëse, zëvendësministri Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë. Pavarësisht pezullimit të marrëveshjes, kallëzimi penal i PSD-së duhet të shqyrtohet me prioritet dhe nënshkruesi i saj të marrë dënimin konform ligjeve të vendit”, tha Molliqaj. /Zëri