Molliqaj: Kosova e vogël për ambiciet e mëdha të Kurtit

Molliqaj për Kurtin: Ai është përcaktuar pro Asociacionit – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u prit në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel nga Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Mirëpo, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se tashmë kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacionin.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë Kurti kundërshtonte fuqishëm ASK-në, shkruan Zeri.info.

Sipas Molliqajt, paqe në mes popujve dhe ASK-së nuk ka si dhe dëmton të ardhmën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë.

“Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, shkroi Molliqaj në Facebook. /Zëri