Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 33 gradë

Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 33 gradë – Lajmet e fundit



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Zëri