Barcelona mendon për Buffonin si zëvendësues të Ter Stegen

Mourinho e kërkon Buffonin te Roma

Gazeta italiane “Tuttosport” ka dhënë ditën e sotme lajmin e madh që Mourinho po kërkon të transferojë tek Roma portierin e Juves, Gianluigi Buffon, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane, Mourinho për kërkon të formojë një ekip sa më kompakt dhe ka përveshur mëngët ende pa marrë detyrën e re.

Në krahun tjetër Buffon ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juvja në fund të sezonit dhe po kërkon një ekip të denjë për sezonin tjetër, teksa kusht për të është të qëndrojë afër shtëpisë së tij, gjë të cilën Roma do ta kishte të thjeshtë t’ia ofronte.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me të ardhmen me gardianin italian, por një dyshe si Mourinho-Buffon do të bënte bujë në Itali. /Insajderi.com