Dy të vdekur dhe 1603 raste me COVID-19

MSH-ja publikon katër këshilla se si të mbroheni nga COVID-19 – Lajmet e fundit



Gjendja aktuale në Kosovë sa i përket rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është alarmante.

Tashmë janë afro 11 mijë raste aktive, shkruan Zeri.info.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar katër këshilla se si mund të mbroheni nga COVID-19.

MSH-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz. /Zëri