Mushkolaj thotë se nuk do të befasohej nga ndonjë koalicion Vetëvendosje-PDK

Mushkolaj thotë se nuk do të befasohej nga ndonjë koalicion Vetëvendosje-PDK – Lajmet e fundit



Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se vijat e kuqe të partive shumicën e herëve kanë dalë joparimore.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje është shprehur se nuk bën koalicion me PDK-në pa qëndruar kjo e fundit së paku një mandat në opozitë.

Ai ka thënë se është kundër vijave tê kuqe pasi në Kosovë është ky sistem zgjedhor.

Analisti ka thënë se situata duhet parë në kontekstin e bashkëpunimit ashtu si po vepron tash LDK-ja me AAK-në dhe NISMA-n.

Mushkolaj ka thënë se nuk beson se në këto momente Vetëvendosje do të ndërtojë koalicion me PDK-në edhe pse nuk e përjashton opsionin në të ardhmen.

“Unë vazhdojë ta them publikisht edhe pse LDK-së nuk i pëlqen se nuk shoh dallim mes LDK-së dhe PDK-së. Të paktën jo sa i përket jetëgjatësisë së tyre në pushtet”.

Mushkolaj ka thënë se nuk do të befasohej nga ndonjë koalicion LVV-PDK pasi sipas tij në skenën politike asgjë nuk është e befasishme.