Musk kërkon shtyrjen e gjyqit me Twitter në 2023

Musk kërkon shtyrjen e gjyqit me Twitter në 2023

Avokatët e Elon Musk thanë se Twitter po kërkon një gjyq të shpejtë të paarsyetuar lidhur me pretendimet se CEO i Tesla dhe SpaceX u tërhoq nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për blerjen e rrjetit social në paligjshmëri.

Ekipi ligjor i Musk tha se nxitimi i Twitter për një gjyq të shpejtë vjen nga fakti se kompani po fsheh të vërtetën e llogarive të rreme në platformë.

Dy palët kërkojnë që rasti të gjykohet në afat kohore krejt të ndryshme. Marrëveshja ka një afat përfundimtar finalizimi datën 24 Tetor dhe Twitter kërkoi për një gjyq katër ditor i cili do të mbyllej në Shtator.

Por avokatët e Musk thonë se rasti duhet të shtyhet në Shkurt të 2023. Dëgjesa e parë pritet të nisë ditën e nesërme.

Musk u tërhoq nga marrëveshja pasi tha se Twitter kishte dhënë informacione të rreme lidhur me volumin e llogarive të rreme në platformë. /CIO Albanian