by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Musliu për vërshimet: Komunat e prekura po neglizhohen, ka rrezik për shpërthim të epidemisë – Lajmet e funditin Lajmeon January 24, 2023 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka braktisur komunat e prekura nga vërshimet, e sidomos komunën e Skenderajt. Sipas saj, gjendja në ato zona është e rëndë dhe ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemie. Në një intervistë për Ekonominë Online, Musliu ka thënë se ka fshatra që janë tërësisht të shkatërruara. “Unë fillimisht dua që t’i falënderoj ekipet vullnetare që i kanë dalë në ndihmë qytetit të Skenderajt dhe fshatrave, po edhe të Mitrovicës dhe zonave të prekura nga reshjet e shiut dhe dua t’i përgëzoj udhëheqjet komunale për punën angazhimin dhe aktivizimin që e kanë bërë gjatë këtyre ditëve të vërshimeve. Ndërsa fatkeqësisht institucionet shtetërore i kanë braktisur komunat e vërshuara, komunat të cilat kanë dëme milionëshe. Faleminderit Zotit që nuk kemi dëme në njerëz, përndryshe dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha. Në Skenderaj nuk mbahet mend shkatërrim më i madh që nga lufta e fundit në Kosovë. Atje aktualisht gjithçka është jashtë normales, kemi fshatra të tëra të shkatërruara dhe neve na duhet ndihmë e përkrahje”, tha ajo. Teksa ka folur për vërshimet që ndodhën javën e kaluar, deputetja e PDK-së thotë se niveli qendror s’ka ndërmarrë asgjë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Madje thotë se ka rrezik për shpërthim të epidemisë. “Jam tmerrësisht e indinjuar me neglizhencën që ua kanë bërë niveli qendror këtyre krizave, me theks të veçantë Skenderajt si komunë. Është e dhimbshme kur kam shkuar në ditën e dytë pasi pushuan reshjet kur fshatra të tërë ishin mbuluar nga balta dhe unë nuk kam parë as një ekip as të FSK-së, as të Kryqit të Kuq, as të ndonjë shtabi emergjent të nivelit qendror dhe jam brengos jashtëzakonisht shumë sepse aty në çdo moment mund të ndizet ndonjë epidemi, e cila do të jetë shumë e dëmshme për ata qytetarë”, thotë ajo. Lajme të ngjajshme: Shumë afaristë i bashkohen fondacionit të Behgjet Pacollit për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet – Lajmet e fundit Musliu kërkon që urgjent të ndalohet mbajtja e seancës më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së – Lajmet e fundit MPB-ja mbetet e angazhuar të punojë në hapjen e rrugëve pas vërshimeve, ofron ujë të pijes për zonat e prekura – Lajmet e fundit Shpërndahen pako ushqimore për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit