Mustafa: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke

Mustafa: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke – Lajmet e fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë në RTK ka folur për Samitin e Zagrebit si dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Mustafa ka thënë se në takimin që ai ka zhvilluar me Partitë Popullore Evropiane, pak para samitit të Zagrebit, është folur edhe për liberalizimin e vizave për të cilën thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kriteret, transmeton “Zeri.info”.

“Meqenëse LDK-ja është pjesë e EPP-së dhe unë isha pjesë e atij takimi të liderëve dhe i diskutuam mjaft shumë prej këtyre çështjeve dhe unë kam theksuar çështjen e liberalizimit të vizave si nevojë të domosdoshme duke pasur parasysh që Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kriteret sa kanë qenë të parapara për Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Ndër të tjera, ai ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke.

“Unë kam dhënë zotimin që ta përfundojmë procesin e dialogut por i cili do të rezultojë më njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe natyrisht me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe me njohjen e këtyre 5 vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Mustafa.