Mustafa telegram ngushëllimi për vdekjen e Baba Mumin Lamës

Mustafa telegram ngushëllimi për vdekjen e Baba Mumin Lamës – Lajmet e fundit



Ka vdekur sot udhëheqësi shumëvjeçar në Teqen e Bektashinjve në Gjakovë, Baba Mumin Lama.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Përmes këtij telegrami, Mustafa theksoi se Mumin Lama ka qenë një prijës fetar i urtë dhe me vlera të larta njerëzore.

“Me pikëllim morra lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës. Ai ishte një prijës fetar i urtë dhe me vlera të larta njerëzore. Ai për shumë vite udhëhoqi Teqen e Bektashive në Gjakovë, duke qenë shembull i njeriut të devotshëm ndaj Zotit dhe ndaj shoqërisë. Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta, komunitetit bektashian, familjes, miqve edhe gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe, Baba Mumin!”, thuhet në telegramin e Mustafës. /Zëri