Mustafa uron Hotin dhe qytetarët për qeverinë e re

Mustafa uron Hotin dhe qytetarët për qeverinë e re – Lajmet e fundit



Ditë të madhe për Kosovën e ka quajtur ditën e sotme kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Duke e uruar për pozitën e kryeministrit Avdullah Hotin, Mustafa tha se deputetët votuan pa hezituar dhe pa u frikësuar.

“Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës! Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën”, thotë Mustafa në një postim në Facebook.

Tutje ai i thurr lavde kryeministrit Hoti duke e quajtur njeri të shkencës e të dijes.

“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike”, përfundoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa.